Himara Castle

himara tabel pa sfond-min
Kalaja e Himarës kufizohet nga dy kanione, ai i Vishës në veriperëndim dhe kanioni ose përroi i Kole Midharit në juglindje. Njihet ndryshe me emrin Barbaka dhe është e ndërtuar në nje kodër shkëmbore afër qytetit të Himarës. Ky vendbanim ka 3.500 vjet prani njerëzore, ka funksionuar si qytezë antike, si fortesë ushtarake por edhe si qendër banimi prej pozicionit të saj nga ku kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto (Butrint). Ansambli arkitektonik i Kalasë së Himarës është shpallur monument kulture sepse në të ruhen deri sot gjurmë nga të gjitha periudhat kohore. Blloqet e mëdha të gurëve poligonale janë të ngjashëm me muret rrethues të Finiqit, Butrintit dhe qyteteve të tjera të Kaonisë të së njëjtës periudhë por gjejmë gjurmë të ndërtimit të periudhës ilire, të antikitetit të hershëm e të vonë, asaj mesjetare si edhe gjurmë të urbanizimit të vonë. Në mesjetë, në kohën bizantine, ndodhej një qytet-kështjellë i vogël por i fuqishëm, ndërtuar mbi rrënoja të hershme të kalasë e cila ka funksionuar edhe si qendër administrative dhe fetare për të gjithë jugun e Shqipërisë.

Kalaja ka dy porta hyrëse, një në veri dhe një në jug, të cilat mbylleshin në fund të ditës. Brenda mureve të kalasë bashkëjeton qyteza mesjetare me rrënojat antike dhe ndërtesat e kohës tonë. Ka pra banesa, depo, sterra, mulli, dyqane, godina administrative dhe fetare, rrugë, sheshe, porta, etj. Puersa i përket monumenteve fetare, veçojmë Kishën e Episkopisë e cila gjendet brenda mureve helenistike dhe mendohet se është e ndërtuar mbi themelet e një tempulli kushtuar Apollonit. Kisha Kryeengjëlli Mihail, një nga kishat më të vjetra brenda mureve, e vendosur në veri të kalasë. Kisha e Shen Mërisë në pjesën lindore dhe jashtë mureve është e shekullit të 18 së bashku me Kishën e Gjithëshenjtorëve e cila funksionoi për herë të parë në 1775.

Where?

Kalaja e Himares kufizohet nga dy kanione, ai i Vishës në veriperëndim dhe kanioni ose përroi i Kole Midharit në juglindje. Njihet ndryshe me emrin Barbaka dhe është e ndërtuar në nje kodër shkëmbore afër qytetit të Himarës.

harta1-min
Who?

Kalaja e Himarës ka 3.500 vjet në praninë njerëzore. Në mesjetë, në kohën bizantine, ndodhej një qytet-kështjellë i vogël por i fuqishëm, ndërtuar mbi rrënoja të hershme të kalasë e cila ka funksionuar edhe si qendër administrative dhe fetare për të gjithë jugun e Shqipërisë.

kanine+
What?

The castle has two entrance gates, one to the north and one to the south, which were closed at the end of the day. Within the castle walls, the medieval town coexists with ancient ruins and modern buildings. There are houses, storerooms, cisterns, mills, shops, administrative and religious buildings, roads, squares, gates, and more.

himara+
Why?

Kalaja ka funksionuar si qytezë antike, si fortesë ushtarake por edhe si qëndër banimi prej pozicionit të saj nga ku kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto (Butrint). Kalaja e Himarës në shekullin VII bëhet qëndra e Peshkopatës së Himarës çka dëshmon së ajo ka qenë një qendër e rëndësishme në Bregdetin Jonian. Për këtë arsye me emrin Himarë u pagëzua e gjithë krahina që përfshinte bregdetin, Kurveleshin, lumin e Vlorës dhe Tepelenën.

himara.h
How?

Ansambli arkitektonik i Kalasë së Himares është shpallur monument kulture sepse në të ruhen deri sot gjurmë nga të gjitha periudhat kohore. Blloqet e mëdha të gurëve poligonale janë të ngjashëm me muret rrethues të Finiqit, Butrintit dhe qyteteve të tjera të Kaonisë të së njëjtës periudhë por gjejmë gjurmë të ndërtimit të periudhës ilire, të antikitetit të hershëm e të vonë, asaj mesjetare si edhe gjurmë të urbanizimit të vonë.

himara
Download the Guide
en_USEnglish