Kalaja e Dajtit
Kalaja apo vendbanimi i Dajtit është monumenti më i rëndësishëm i antikitetit të vonë në trevat e Tiranës sepse është më i madhi dhe më i ruajturi mirë ndër to (shek IV-VI e.s). Morfologjia e shpatit malor (relievi) ka përcaktuar vetë formën e kalasë; trekëndore, piramidale, ku muri rrethues i fortifikimit është rreth 550 m i gjatë me një sipërfaqe prej 1.3 hektarësh. Duke qënë siperfaqe kryesisht e pjerrët, ndërtuesit përdorën mure me tarraca mbi të cilat ngrihen banesat që variojnë nga 5 në 15 metra gjerësi. Sistemi i fortifikimit është i pajisur me 2 kulla, njëra rrethore dhe tjetra gjysmërrethore, si dhe me një akropol të vogël që ndodhet në majë. Hyrja e vetme e zbuluar deri tani ka një gjerësi prej 1.5 metrash dhe ndodhet pranë kullës gjysmërrethore. Trashësia e mureve varion nga 1.6m në 2.7m trashësi. Për ndërtimin e mureve janë përdorur gurë mesatarë të bashkuar me llaç gëlqereje dhe rëre. Në pjesë të ndryshme të kalasë ruhen muret me lartësi që arrijnë deri në 2 m. Brenda dhe në fushën e jashtme të kalasë ka fragmente të shumta tjegullash.
Perandori romak Justiniani i I-rë
rindërtoi kalanë e Dajtit.
Në shpatin perëndimor të malit, në juglindje të fushës së Dajtit.
Monumenti më i rëndësishëm i Antikitetit të Vonë në trevat e Tiranës sepse është më i ruajturi mirë.
Qëllimi i ndërtimit është mbrojtja e dy qafave në anët e malit të Dajtit. Numri i madh i banesave, qeramika vendase dhe përpunimi i metaleve të gjetura tregojnë se ka qenë pjesë e një vendbanimi akoma më të hershëm.
Kalaja e Dajtit u ndertua gjatë periudhës së kalimit midis historisë antike dhe mesjetës së hershme, shekujt IV-VI të erës sonë.