Kalaja e Dorëzit
Kjo kala ka qënë pika e kontrollit të rrugës antike që lidhte Durrësin, nëpër luginën e Erzenit, me luginën e Shkumbinit e deri në Maqedoni. Kalaja e Dorëzit bën pjesë në ato vendbanime të fortifikuara që shënojnë fillimin e procesit të urbanizimit në territoret e njohura të kohëve të lashta si Mbretëria apo Lidhja (Koinon) e Parthianësve. Fillimisht e datuar si vendbanim i shekulli V-të para erës sonë nga vizitori i parë H. Ceka (1948); më pas datuar në epokën e hershme të hekurit nga S.Islami dhe M.Korkuti, kjo për shkak të pamjes primitive të mureve. Rishikuar në bazë të analizës së teknikës së ndërtimit dhe karakteristikave të planit kjo kala daton diku në shekullin VII-VI p.e.s. si qendër protoqytetare. Përshtypja e parë kur viziton kalanë e Dorëzit është se ka pak gjurmë të ruajtura të lashtësisë. Por, përkundrazi, muret e saj zbulojnë një histori interesante me 4 periudha ndërtimi që mbulojnë 1200 vjet, duke filluar nga shekulli VI para erës sonë e deri në shekullin e VI pas erës sonë.
Ndërtuar nga popullsi ilire dhe
preilire.
Kalaja e Dorëzit ndodhet 20 kilometra nga qyteti i Tiranës dhe 5 kilometra nga fshati Pezë.
Përshtypja e parë kur viziton kalanë e Dorëzit është se ka pak gjurmë të ruajtura të lashtësisë. Por, përkundrazi, muret e saj zbulojnë histori tepër interesante.
Kalaja e Dorëzit bën pjesë në ato vendbanime të fortifikuara që shënojnë fillimin e proçesit të
urbanizimit në territoret e njohura të Shqipërisë.
Kalaja e Dorëzit është ndërtuar në 4 periudha ndërtimi që mbulojnë 1200 vjet, duke filluar nga shekulli VI para erës sonë e deri në shekullin e VI pas erës sonë.