Kalaja e Përsqopit

persqop

Kalaja e Përsqopit është një qytet Ilir, i ndërtuar në shekullin e IV p.e.s. Maja e kodrës që keni përballë ishte e gjitha e përfshirë brenda perimetrit të një muri rreth 1150 m të gjatë. Pjesa e vetme e parrethuar me mure është gremina në anën veriore të kodrës, e pakalueshme dhe rreth 250 m e gjatë. Objektet që shikoni ende të ruajtura mirë janë një nga bastionet e mëdha dhe hyrja kryesore e qytetit. Në veri ndodhet një mur i dytë kufitar i ndërtuar në një periudhë të mëvonshme. Bastioni i madh ka një gjatësi 12 metra dhe dalje 6 dhe 9 metra nga vija e mureve rrethuese. Fasada ruhet në 11 rreshta, mesatarisht 7.30 metra lartësi.

Kush?

Ndërtuar nga të parët tanë, Ilirët.

ilir
Ku?

Kalaja e Përsqopit ndodhet afër asaj të Petrelës, mbi një kodër të quajtur “Mali Vilë”, 590 metra mbi nivelin e detit.

nivel persqop
Çfarë?

Qytet i madh ilir i cili rrethon gjithë majën e kodrës me mure te dyfishtë. Ka hipoteza që në këtë kala ka jetuar edhe mbreti Glauk.

Pse?

Kalaja e Përsqopit ishte një pike kyçe që kontrollonte luginën e Erzenit dhe një pjesë të rrugës antike nga Durrësi deri në Maqedoni.

Kur?

Kalaja e Persqopit është ndërtuar në shekullin e VI p.e.s.

timeline persqop
Shkarko Guidën
sqAlbanian