Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës është ndërtuar gjatë shekujve V-VI e.s, pra të Antikitetit të Vonë, gjatë perandorisë së Justinianit të I-rë (527-565 e.s.). Gjatë periudhës bizantine janë kryer fortifikime dhe shtesa muresh për të shtuar sigurinë e saj. Gjatë shekujve XIII-XIV kalaja u kthye në rezidencën e familjes së Topiajve. Ata ishin një familje e rëndësishme feudale shqiptare, princër të Arbërisë. Gjatë luftërave midis Skënderbeut dhe osmanëve, Petrela ishte një qendër e rëndësishme pasi Mamica, motra e Skënderbeut, e martuar në familjen Topia, ishte vendosur në këtë Kështjellë. Gjatë kësaj kohe u rindërtua edhe hyrja e kalasë duke iu bashkuar asaj ekzistuese. Petrela u bë një qendër urbane duke filluar nga shekulli i 13-të deri në ditët e sotme. Vetëm pak minuta larg kësaj kalaje gjejmë edhe vendbanimin antik të Përsqopit, një qytet Ilir, i ndërtuar në shekullin e IV p.e.s.
Familja e Topiajve.
Gjatë periudhës së Gjergj Kastriot
Skëndërbeut, në kala ka jetuar Mamica,
motra e Skëndërbeut.
Kalaja e Petrelës ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit Petrelë dhe ndodhet 15 kilometra larg qendrës së Tiranës.
Kalaja e Petrelës është një fortesë
mesjetare me formë trekëndore me
perimetër rreth 100 metra.
Kalaja e Petrelës ishte një fortesë tepër e rëndësishme sepse kontrollonte rrugën Durrës - Tiranë - Qafë Krrabë - Elbasan, degëzim i rrugës antike Egnatia.
Kalaja e Petrelës ka disa faza ndërtimi ku
veçojme:
Ndërtimin gjatë shekujve V-VI e.s, pra të
Antikitetit të Vonë gjatë perandorisë së
Justinianit të I-rë (527-565 e.s.).
Gjatë periudhës bizantine janë kryer fortifikime dhe shtesa muresh për të shtuar sigurinë e saj.
Gjatë shekujve XIV-XV kalaja u kthye në rezidencën e familjes së rëndësishme feudale shqiptare të Topiajve.