Kalaja e Prezës
Kalaja e Prezës, në variantin e sotëm është e ndërtimit osman, në fundin e shekullit XV. Nga forma dhe modeli i frëngjive, supozohet se është përfunduar së ndërtuari plotësisht gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm midis viteve 1528-1546 (shek. XVI). Në një fazë të dytë, ansamblit të brendshëm urban të kalasë iu shtua edhe një xhami e cila është akoma në funksion dhe e rikonstruktuar. Kalaja ka një formë planimetrike pesëkëndëshe, pak e çrregullt, mbrojtja e së cilës sigurohej nga katër kulla rrethore në qoshe dhe një kullë katrore në mbrojtje të së vetmes portë hyrëse në kala. Një kullë tjetër drejtkëndëshe, e vogël dhe jashtë murit të kalasë përforconte murin perëndimor të saj. Gjurma e kalasë është 80 m e gjatë dhe 50 m e gjerë. Kjo kala është ndërtuar si fortesë nga perandoria Osmane për të kontrolluar zonën e Krujës si një zonë e fortë kryengritjesh dhe gradualisht është shndërruar në një zonë të banuar urbane dhe sot, falë arkitekturës së saj, vendndodhjes gjeografike, pamjes së rrallë nga oborri i saj si edhe gastronomisë lokale është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik për Kryeqytetin.
Kjo kala është ndërtuar si fortesë nga Perandoria Osmane.
Kalaja e Prezës ndodhet në fshatin me të njëjtin emër rreth 22 km larg qendrës së qytetit.
Kalaja ka një formë planimetrike pesëkëndëshe, pak e çrregullt, mbrojtja e së cilës sigurohej nga katër kulla rrethore në qoshe dhe një kullë katrore në mbrojtje të së vetmes portë hyrëse në kala.
Kalaja u ndërtua kryesisht për të
kontrolluar territorin e Krujës, si
një zonë e fortë kryengritjesh.
Kalaja është rindërtuar në fundin e shekullit XVI, pas rrethimit të Krujës nga osmanët, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.