Kalaja e Tiranës

Tiran

Kalaja e Tiranës ka formë planimetrike drejtkëndëshe, me përmasa 160m x 120m. Muret e periudhës së parë janë ndërtuar me blloqe të mëdha guri, të prera në forma drejtkëndëshe. Më pas kalaja ka formë ndërtimi tipike të periudhës osmane. Kalaja lindi dhe u rrit bashkë me qytetin e Tiranës. Kjo mund të konstatohet nga studimet e bëra në Urën e Tabakëve ku janë zbuluar një sërë kullimesh që i përkisnin qytetit origjinal. Nga muret rrethuese të kalasë së dikurshme, sot ka ngelur në këmbë vetëm një pjesë e murit verilindor dhe shendja e kullës origjinale. Në vitin 1798 kalaja ra në duart e familjes feudale Toptani me origjinë nga Kruja. Në vitin 1817 qeveritarët osmanë të Shkodrës nga familja e Bushatllinjve, në luftë të vazhdueshme me familjen Toptani, e rrethuan kështjellën për një periudhë të gjatë, duke shkatërruar një pjesë të saj dhe muret e qytetit. Më pas Toptanët rindërtuan murin lindor të qytetit, i cili përbëhet nga një parmak i kryqëzuar me të çara për armët e zjarrit, i alternuar me dritare të vogla vëzhgimi. Kështjella qëndroi në funksion deri në vitin 1832, kur më pas u shkatërrua nga gjenerali osman Mehmet Rushit Pasha në masat e marra kundër anarkisë së sovranëve të mëdhenj feudalë vendas.

Kush?

Kjo kala është ndërtuar nga perandori romak Justiniani i I-rë.

Ku?

Kalaja e Tiranës ndodhet në qendrën historike të qytetit, në zemër të tij.

Niveli tirane
Çfarë?

Fortesë tipike qytetare e tipit “castrum” romano-bizantine.

Pse?

Kalaja u përdor nga udhëheqësit e qytetit për të mbrojtur qytetarët e saj nga armiqtë.

Kur?

Kalaja është ndërtuar gjatë antikitetit të vonë, periudhës të shekullit të VI e.s te perandorit romak Justiniani i I-rë që i jep edhe emërtimin. Familja feudale Toptani rindertoi kalanë ne fund shekullin XVIII dhe kalaja u shemb nga otomanët më 1832.

Timeline
Shkarko Guidën
sqAlbanian