Kalaja e Tujanit
Kemi të bëjmë me fortifikimin kryesor prehistorik në Shqipërinë e Mesme. Është monumenti më i rëndësishëm i arkitekturës ilire të periudhës së parë. Ndërtuar mbi një kodër konike, shkëmbinjtë e saj kufizojnë një pjerrësi që zbret nga maja në perëndim. Kalaja apo vendbanimi i rindërtuar mbi të është i antikitetit të vonë - mesjeta e hershme. Në listën e kështjellave të rindërtuara nga Justiniani, në provincën e Epirit të Ri, Prokopi përmend edhe një kështjellë të quajtur Tyrkanos, e identifikueshme me rrënojat e kalasë së Tujanit. Përballë me kalanë e Tujanit gjendet edhe kisha e Shën Marisë së Brarit dhe Varri Monumental i Skurajve, i shekujve X-XII e.s. Një tjetër element historik i rëndësishëm i zonës është edhe Ura e Brarit, në hyrje të fshatit Tujan dhe si pjesë e Rrugës së Arbrit, e cila që në lashtësi ka qenë rruga kryesore e vendit krahas rrugës Egnatia. Nëpër këtë rrugë strategjike lëvizte për shembull nga Kruja në Petralbë (Petrelë) Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Ndërtuar fillimisht nga Ilirët dhe rindërtuar më pas nga perandori
romak Justiniani i I-rë.
Kalaja e Tujanit ndodhet në periferi të Tiranës, në fshatin Tujan.
Është monumenti më i rëndësishëm i arkitekturës ilire të periudhës së parë.
Kalaja kishte një karakter mbrojtës për fushën e Tiranës dhe rrugën e Arbrit. Gjithashtu, kalaja ka shërbyer edhe si qendër banimi.
Vendbanimi është i Antikitetit të Vonë.
Ndërtuar mbi rrënoja më të hershme prehistorike..