Kalatë dhe Fortesat e Tiranës
“Family Art Guides” egzistojnë në dy forma; fizike dhe digjitale. Në këtë website mund të konsultoni apo shkarkoni guidat për ti printuar ato dhe përdorur në aktivitete didaktike. Gjatë vizitave në kala, qr-codet e tabelave gjithashtu shërbejnë për ti shkarkuar ato në versionin digjital.
Kalaja e Petrelës është ndërtuar gjatë shekujve V-VI e.s, pra të Antikitetit të Vonë, gjatë perandorisë së Justinianit të I-rë (527-565 e.s.). Gjatë periudhës bizantine janë...
Kalaja e Persqopit është një qytet Ilir, i ndërtuar në shekullin e IV p.e.s. Maja e kodrës që keni përballë ishte e gjitha e përfshirë brenda perimetrit të një muri rreth 1150 m të gjatë. Pjesa e vetme...
Kalaja apo vendbanimi i Dajtit është monumenti më i rëndësishëm i antikitetit të vonë në trevat e Tiranës sepse është më i madhi dhe më i ruajturi mirë ndër to (shek IV-VI e.s)....
Kalaja e Prezës, në variantin e sotëm është e ndërtimit osman, në fundin e shekullit XV. Nga forma dhe modeli i frëngjive, supozohet se është përfunduar së ndërtuari plotësisht...
Kemi të bëjmë me fortifikimin kryesor prehistorik në Shqipërinë e Mesme. Është monumenti më i rëndësishëm i arkitekturës ilire të periudhës së parë. Ndërtuar mbi një kodër...
Kjo kala ka qënë pika e kontrollit të rrugës antike që lidhte Durrësin, nëpër luginën e Erzenit, me luginën e Shkumbinit e deri në Maqedoni. Kalaja e Dorëzit bën pjesë në ato...
Kalaja e Tiranës ka formë planimetrike drejtkëndëshe, me përmasa 160m x 120m. Muret e periudhës së parë janë ndërtuar me blloqe të mëdha guri, të prera në forma...
Pasi të keni lexuar të gjitha informacionet rreth kalave ju mund të luani një lojë duke ju përgjigjur pyetjeve dhe duke mbledhur sa më shumë pikë.
Vizitoni Kalatë nga afër
Ndërkohë, asgje nuk e zëvëndëson eksperiencën e një vizite së bashku me miqtë apo familjen tuaj në një kala antike prandaj urimi ynë është që ndërkohë që lexoni këto fjalë të gjendeni në një prej siteve historike të Tiranës ose ky website t’ju frymëzojë për një vizitë të tillë.
Skuadra Tirana Castles!
Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen e një stafi akademik të përbërë nga arkeologë, historianë dhe edukatorë. Gjithshka është menduar të lehtësojë pjesëmarrjen në një çelës gjithëpërfshirës, të fëmijëve por edhe të të rriturve. Në këtë website duam që të njiheni më mirë me ne.
Projekt nga:
Me mbështetjen e: