Kalaja e Vilë -Bashtovës

IMG_0304
Kalaja e Bashtovës ndodhet në fshatin Vilë-Bashtovë i cili shtrihet midis qyteteve të Kavajës dhe Rrogozhinës. Vlen për tu përmendur fakti që është ndër të paktat Kala të ndërtuara në zone fushore në Shqipëri. Ajo është shpallur monument kulture në vitin 1948 dhe më pas në 1971 si momument i kategorisë së parë. Kalaja është e ndërtuar në fund të shekullit të 15-të dhe pjesa e saj perëndimore u rindërtua në shekullit të 18-të. Karakterizohet nga një arkitekturë që ndërthur stilin venecian me teknikat e ndërtimeve osmane, forma e saj është katërkëndore dhe muret e saj kanë përmasa 9x1 metra.
Zona është përdorur si qendër tregëtimi nga Venedikasit. Të shumta janë sendet arkeologjike që janë gjetur në këtë kala të cilat vërtetojnë vjetërsinë e kalasë dhe të fshatit Vilë-Bashtovë. Përreth vërehet një larmishmëri e madhe natyrore me kodrina e plazhe të gjerë me rërë të murme, prandaj dhe të shumtë janë vizitorët të cilët e shfrytëzojnë Vilë Bashtovën si për turizëm kulturor dhe për turizëm natyror.

Ku?

Kalaja e Borshit ngrihet mbi një kodër e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit vetem 2 km larg fshatit te bukur bregdetar.

harta1-min
Kush?

Ndërtuar në shekullin IV p.e.s nga fiset iliro-epiriote, rindertuar nga Justiniani ne shek V dhe nga vetë banorët të cilët e përdornin si qytezë dhe fortesë.

borsh.o
Çfarë?

Vendbanim antik dhe fortesë ushtarake, në periudhën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës një nga më të rëndësishmet e bregdetit Shqiptar.

borsh+
Pse?

Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta dhe malet përreth, ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia.

borsh.h
Si?

Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë mbetjesh të godinave mesjetare. Gjurmë muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore, në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m,

borsh
Shkarko Guidën
sqAlbanian