Kalaja e Borshit

borsh tabele
Kalaja e Borshit ngrihet mbi një kodër e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit vetem 2 km larg fshatit te bukur bregdetar. Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta dhe malet përreth, ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia. Nga ana perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku akoma duken një sërë mbetjesh të godinave mesjetare. Gjurmë muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore, në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m.
Ndërtuar në shekullin IV p.e.s nga fiset iliro-epiriote, rindërtuar nga Justiniani në shek V dhe mbasi u dëmtua rëndë gjatë dyndjeve barbare, në shek. XIII gjendet në pushtetin e Karlit të I të Azhuinëve e më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut. Në vitin 1417 bie në dorë të otomanëve të cilët bëjnë një rindërtim rrënjësor ndërsa në vitin 1458 shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit. Më 1456, në Sopot zbarkuan trupa katalane të Mbretit të Napolit, Alfonsi V, për t'u përdorur kundër Turqve. Prej asaj kohe e deri në vitin 1790 kalaja ka qënë shpeshherë në duart e otomanëve dhe venedikasve dersa Haxhi Bendo Vasili nga Borshi, vasal i Ali Pashë Tepelenës merr kontrollin e saj duke e përfshirë në Pashallëkun e Janinës. Në atë kohë ndërtohet dhe xhamia në brendësi të saj, e vetmja e ndërtuar në bregdetin himariot. Në vitet 1913-1914 komandant ka qenë patrioti Mehmet Selim Shahaj dorëzuesi i Ultimatumit te Vlorës.

Ku?

Kalaja e Borshit ngrihet mbi një kodër e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit vetem 2 km larg fshatit te bukur bregdetar.

harta1-min
Kush?

Ndërtuar në shekullin IV p.e.s nga fiset iliro-epiriote, rindertuar nga Justiniani ne shek V dhe nga vetë banorët të cilët e përdornin si qytezë dhe fortesë.

borsh.o
Çfarë?

Vendbanim antik dhe fortesë ushtarake, në periudhën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës një nga më të rëndësishmet e bregdetit Shqiptar.

borsh+
Pse?

Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta dhe malet përreth, ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia.

borsh.h
Si?

Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë mbetjesh të godinave mesjetare. Gjurmë muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore, në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m,

borsh
Shkarko Guidën
sqAlbanian