Kalaja e Elbasanit

Luftërat barbare gjatë shek.IV-V të e.s, sollën shkatërrimin e kështjellave dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justiniani, që e rindërtoi kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë. Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Hamami i Sinan Pashës qe ndodhet brenda mureve të kështjellës, është i ruajtur shumë mirë, ai është ndërtuar në fillim të shek.XIX.
Kalaja e Himares kufizohet nga dy kanione, ai i Vishës në veriperëndim dhe kanioni ose përroi i Kole Midharit në juglindje. Njihet ndryshe me emrin Barbaka dhe është e ndërtuar në nje kodër shkëmbore afër qytetit të Himarës.

Kalaja e Himarës ka 3.500 vjet në praninë njerëzore. Në mesjetë, në kohën bizantine, ndodhej një qytet-kështjellë i vogël por i fuqishëm, ndërtuar mbi rrënoja të hershme të kalasë e cila ka funksionuar edhe si qendër administrative dhe fetare për të gjithë jugun e Shqipërisë.

Kalaja ka dy porta hyrëse, një në veri dhe një në jug, të cilat mbylleshin në fund të ditës. Brenda mureve të kalasë bashkëjeton qyteza mesjetare me rrënojat antike dhe ndërtesat e kohës tonë. Ka pra banesa, depo, sterra, mulli, dyqane, godina administrative dhe fetare, rrugë, sheshe, porta, etj.

Kalaja ka funksionuar si qytezë antike, si fortesë ushtarake por edhe si qëndër banimi prej pozicionit të saj nga ku kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto (Butrint). Kalaja e Himarës në shekullin VII bëhet qëndra e Peshkopatës së Himarës çka dëshmon së ajo ka qenë një qendër e rëndësishme në Bregdetin Jonian. Për këtë arsye me emrin Himarë u pagëzua e gjithë krahina që përfshinte bregdetin, Kurveleshin, lumin e Vlorës dhe Tepelenën.

Ansambli arkitektonik i Kalasë së Himares është shpallur monument kulture sepse në të ruhen deri sot gjurmë nga të gjitha periudhat kohore. Blloqet e mëdha të gurëve poligonale janë të ngjashëm me muret rrethues të Finiqit, Butrintit dhe qyteteve të tjera të Kaonisë të së njëjtës periudhë por gjejmë gjurmë të ndërtimit të periudhës ilire, të antikitetit të hershëm e të vonë, asaj mesjetare si edhe gjurmë të urbanizimit të vonë.
