Kalaja e Gjirokastrës

Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm, mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Kalaja ka pasur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqipëtar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.
Në vitin 1472, Kalaja u pushtua nga turqit pas një rrethimi të gjatë. Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë.Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e luftës së I-rë dhe të II-të Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore.
Kalaja është ndërtuar mbi një gadishull në gjirin e vogël të Porto Palermos i cili në antikitet njihej me emrin gjiri i Panormes në rrugën që lidh Himarën me Qeparonë.

Kalaja është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena mbi rrënojat e një kalaje të hershme venedikase.

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m dhe lartësia e mureve arrin në 20 m. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor.

Ali Pasha e përdorte kalanë kryesisht si pikë ushtarake dhe si burg, ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njëri prej tyre shërbente si burg.

Një pjesë e mirë e kalasë përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë, të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët.
