Kalaja e Lëkurësit

lekuresi 1-min
Kalaja e Lëkurësit ndodhet në juglindje ë qytetit të Sarandës, në një pozicion të veçantë strategjik dhe nga ku mund të kontrollohet i gjithë qyteti, kanali i Korfuzit si dhe ishujt e Ksamilit. Kjo kala është ndërtuar rreth viteve 1537 mbi rrënoja më të hershme të fshatit të vjetër të Lëkurësit. Ndërtimi i kalasë përkon me kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës, së bashku me rrugën që lidh qytetin me Butrintin. Kalaja e Lëkurësit ka formë katrore, me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në veriperëndim dhe juglindje të saj. Kati i parë ka shërbyer si depo, magazinë. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6.7-7 m dhe trashësia e tyre deri në 2 m. Është shpallur monument me vlera historike dhe kulturore, në maj të vitit 1970.

Ku?

Kalaja e Lëkurësit ndodhet në juglindje ë qytetit të Sarandës, në një pozicion të veçantë strategjik dhe nga ku mund të kontrollohet i gjithë qyteti, kanali i Korfuzit si dhe ishujt e Ksamilit.

harta1-min
Kush?

Kjo kala është ndërtuar rreth viteve 1537 mbi rrënoja më të hershme të fshatit të vjetër të Lëkurësit. Ndërtimi i kalasë përkon me kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës, së bashku me rrugën që lidh qytetin me Butrintin.

Çfarë?

Kalaja e Lëkurësit ka formë katrore, me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në veriperëndim dhe juglindje të saj.

Pse?

Kati i parë ka shërbyer si depo, magazinë. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit.

lekures.h
Si?

Lartësia e mureve arrin 6.7-7 m dhe trashësia e tyre deri në 2 m. Është shpallur monument me vlera historike dhe kulturore, në maj të vitit 1970.

lekures
Shkarko Guidën
sqAlbanian