Kalaja e Rozafës

IMG_0304
Kalaja e Rozafës ndodhet në juglindje të Shkodrës. Kalaja qëndron mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit, me lartësi 130 m mbi nivelin e detit. Ajo është e rrethuar nga lumi I Bunës dhe Drinit, dhe ka një sipërfaqe rreth 9 ha. Rezulton të jetë ndërtuar qysh nga antikiteti duke ju rezistuar shekujve dhe duke qëndruar krenare deri në ditët tona.Legjenda tregon se tre vëllezër nisën ndërtimin e fortesës, por ajo ishte e mallkuar prej perëndive të cilat e shembnin punën e tyre çdo natë. Për të lejuar qëndrimin e mureve të kalasë, perënditë kërkuan një sakrificë, që padrejtësisht u vendos të ishte Rozafa, nusja më e vogël e shtëpisë. Përpara se të murosej e gjallë, Rozafa kërkoi që gjysma e trupit të saj të mbetej jashtë murit, në mënyrë që të ushqente foshnjen e saj. Një skulpturë e gdhendur e figurës së Rozafës gjendet brenda murit në hyrje të kalasë.
Brenda mureve të kalasë gjenden tre oborre kryesore:                                                                    

• Pas hyrjes në barbakan ndodhet oborri i parë, ku gjendet trakti i murit ilir të shek.IV para Krishtit, si dëshmia më e vjetër e kalasë. Gjithashtu përgjatë oborrit të parë gjenden dhe rrënojat mesjetare të cisternave, kullave të Balshajve apo banesave veneciane.

• Në oborrin e dytë, pranë mureve rrethuese në veriperëndim të kalasë, gjenden rrënojat e një objekti i cili meriton vemendje të veçantë, xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut e (shek.XVI – XIX). Rrënojat e xhamisë u braktisën përfundimisht në vitin 1865. Në të njëjtin oborr janë edhe rrënojat e burgut otoman, kazerma e depos së municioneve që datojnë rreth shek.XVI – XVII, si dhe depozitat katërkëndëshe të mbuluara me qemer.                                                            

• Kalaja përfundon në oborrin e tretë, ku spikat një godinë trekatëshe e kohës veneciane, e njohur si “Kapitaneria”, e cila shërbente si rezidencë e sundimtarit venedikas. Në këtë godinë gjendet sot Muzeu i Kalasë së Shkodrës, ku flitet për të shkuarën 4000 vjeçare të kalasë si edhe etapat dhe familjet më të rëndësishme mesjetare të qytetit të Shkodrës.

Përgjatë kalasë shfaqen pamje të mrekullueshme të Liqenit të Shkodrës, të lumenjve e të maleve të shumta përreth dhe në jugperëndim të saj në oborrin e tretë, si një spektakël vërehet pika e takimit të lumenjve Drin, Kir dhe Buna teksa gërshetohen së bashku. Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë.

Ku?

Kalaja e Kaninës ngrihet një kodër në të cilën gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës dhe ndodhet 6 km larg qytetit bregdetar të Vlorës.

harta1-min
Kush?

Nga gjurmët arkeologjike shihet qartë se fillimisht se të parët tanë, Ilirët kanë ndëtuar kalanë e më pas ajo ka qënë përherë e banuar. Kalaja është rindërtuar si shumë kala të tjera nga perandori Justiniani e më pas nga feudalë të tjerë shqiptarë deri ne mesjetën e vonë.

kanina.o
Çfarë?

Kanina ka shërbyer ndër shekuj si një fortesë ushtarake dhe një qytet i fortifikuar. Ka qenë edhe rezidencë e familjes Aranti. Muret ilire të kalasë nga teknika ngjasojnë me muret e Amantias, Bylisit. Nga forma e rrënojave dallojmë qartë një qytezë të fortifikuar.

himara.o
Pse?

Pozicioni i favorshëm gjeografik mbi luginën e Lumit të Vlorës dhe rrugët që lidhin zonën bregdetare me atë të thellë të vendit e kanë bërë Kalanë e Kaninës një prej pikave më të rëndësishme historike të Shqipërisë si një fortesë por edhe si një rezidencë feudale, kjo edhe për klimën e favorshme, faunën dhe traditat e vendit.

kanina.h
Si?

Muri rrethues i cili ndan pjesën më të lartë të kodrës është i gjatë 1 km. Kalaja ka patur mbi 14 kulla dhe disa mure të ndërtuara në kohë të ndryshme. Brenda rrethimit, kishte shtëpi banimi, ndërtesa për garnizonin, depo municioni, stera për furnizimin me ujë por edhe saraje, objekte kulti si kisha dhe xhami, etj.

kanina
Shkarko Guidën
sqAlbanian