Kalaja e Tepelenës

Kjo kala është rikonstrukturuar nga Ali Pasha i Tepelenës në shekullin e 18-të, një nga personazhet më të njohura në historinë e Shqipërisë. Kështjella ka pasur një rol të rëndësishëm në luftërat për pavarësinë e Shqipërisë dhe ka qenë vendi ku u zhvilluan disa nga betejat më të rëndësishme të kohës së Ali Pashës. Aktualisht brenda kalasë së Ali Pashë Tepelenës janë ndërtuar shtëpi ku jetojnë afërsisht rreth 300 banorë.
Kalaja e Tepelenës ofron një pamje të shkëlqyeshme të qytetit të Tepelenës dhe zonave rurale të rrethinave të tij. Brenda mund të vizitohen dhomat e ndryshme, sallat, korridoret dhe kullat e saj të mëdha. Kalaja Tepelenës është një vend ideal për të mësuar më shumë rreth historisë dhe kulturës së kësaj zone por dhe për të zbuluar vendet e bukur përreth saj.
Kalaja e Lëkurësit ndodhet në juglindje ë qytetit të Sarandës, në një pozicion të veçantë strategjik dhe nga ku mund të kontrollohet i gjithë qyteti, kanali i Korfuzit si dhe ishujt e Ksamilit.

Kjo kala është ndërtuar rreth viteve 1537 mbi rrënoja më të hershme të fshatit të vjetër të Lëkurësit. Ndërtimi i kalasë përkon me kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës, së bashku me rrugën që lidh qytetin me Butrintin.
Kalaja e Lëkurësit ka formë katrore, me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në veriperëndim dhe juglindje të saj.
Kati i parë ka shërbyer si depo, magazinë. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit.

Lartësia e mureve arrin 6.7-7 m dhe trashësia e tyre deri në 2 m. Është shpallur monument me vlera historike dhe kulturore, në maj të vitit 1970.
