Kalaja e Trajanit

IMG_0304
Kalaja e Trajanit ndodhet në verilindje të fshatit Tren, në Devoll. Ajo ngrihet mbi një kreshtë malore të lartë 1245 m, mbi nivelin e detit. Kalaja e Trajanit, është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike, më të mëdha në territorin e Ilirisë, me sipërfaqe prej 22 ha. Kalaja është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkeologji", i miratuar në janar të vitit 1963. Mendohet që kalaja ta ketë marrë emrin: nga Perandori Romak Trajan, i cili jetoi njëqind vjet pas Krishtit dhe shumë kohë pas vdekjes së tij, njerëzit vazhdonin ta mbanin në gojë për drejtësinë, mirësinë e tij.

Kalaja ndahet në pesë pjesë nga mure rrethuese, të cilat kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 km. Pjesa jugperëndimore e saj ka mjaft taraca të gjera natyrore të përshtatshme për banim ndërsa pjesa veri, e verilindore është krejtësisht shkëmbore dhe bie pingul mbi liqenin e Prespës së Vogël. Muret kanë një trashësi prej 3.20-3.50 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar.

Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Një mur me gjatësi 500 m, kalon nëpër lartësinë e kodrës, duke e përshkuar atë mespërmes. Ky mur njihej me emrin muri i Mokut, i cili mendohet të jetë ndërtuar në një periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjësulmi të befasishëm për banorët, që jetonin jashtë mureve të kalasë. Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese, janë një tipar karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme. Janë gjetur objekte në afërsi të saj të shek.VIII-VII p.e.r, që i përkasin një tume. Në afërsi të kalasë ndodhet edhe shpella e Trenit, shpella e Ventrokut të cilat mbeten për tu vizituar gjithashtu edhe Gorica e Pavliqi, ku janë bërë gjetje me vlera të mëdha shkencore.

Ku?

Kalaja ndodhet në Gadishullin e Butrintit, në bregun jugor të Kanalit të Vivarit, vetëm pak kilometra larg qyteteve të bukura të Rivierës; Sarandë dhe Ksamil.

harta1-min
Kush?

Në vitin 1386 venedikasit blenë tokën përreth Butrintit nga anzhuinët dhe kalaja u ndërtua në pikën më të lartë të Gadishullit, ku edhe ishte më e lehtë për t'u mbrojtur.

vivari.o
Çfarë?

Një kala fushore në formë trekëndore ku në të tre këndet e saj janë ndërtuar kulla në formë rrethore dhe ku ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë.

vivari+
Pse?

Kalaja kishte kurthe peshkimi për të mbrojtur burimin shumë të rëndësishëm të ushqimit dhe të ardhurave dhe kontrollonte shkëmbimet tregtare të zonës.

vivari.h
Si?

Kalaja ndodhet pranë Kalasë venedikase të Akropolit si një vendbanim zëvendësues pas braktisjes së Kalasë së mëparshme.

vivari
Shkarko Guidën
sqAlbanian