FRAKTURA 2025 dhe Family Art Guides në Muzeun Kombetar Shtepia me Gjethe

“Fraktura” rikthehet ne nje edicion te ri te saj pas nderhyrjes artistike ne ish burgun e Spacit te para dy viteve. Kjo lëvizje integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike, në një nga hapësirat më simbolike të Tiranës: Muzeu “Shtëpia e Gjetheve” ku janë mbajtur peng shumë shpirtëra të lirë

Titulli i ekspozitës nënkupton thyerjen metaforike jo thjesht në trup, por në mendjet tona, në realitetin kolektiv dhe si pasojë e një regjimi diktatorial që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare. Ekspozita vjen si një reflektim artistik mbi kontrollin, manipulimin, vëzhgimin dhe censurën, por edhe mbi qëndresën, kujtesën dhe refleksionet e reja në të tashmen tonë dhe është ndërtuar me nje bashkëpunim të thellë e të gjatë në kohe me Muzeun Kombëtar Shtepia me Gjethe.

Artistët pjesëmarrës: Berina Kokona, Fabrizio Bellomo, Ergys Krisiko, Ervis Gjini, Kristanja Çene, Ardian Isufi, Ena Bulku dhe Altin Çelmeta ndërtojnë përmes veprave të tyre një trajektore simbolesh, gjurmësh dhe imazhesh që dialogojnë me historinë e errët të persekutimit dhe me sfidat e sotme për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Me ekspozitën u lancua në muze nje program edukativ nga Family Art Guides nëpërmjet nje sistemi unik dhe modern guidash te ilustruara për fëmijë, një këndi të dedikuar edukativ në muze për femijët, një infopoint interaktiv dhe filmi vizatimor që analizon femijërinë në periudhën e diktaturës nën çelësin e edukimit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ky program udhëhiqet nga profesoresha Carmela Rosiello me një team artistësh të rinj të përbëre nga Merisa Hasrama, Kristjan Demçe, Majlinda Dedaj, etj.

Family Art Guide është pra një udhëtim ndërveprues dhe tërheqës, projektuar posaçërisht për fëmijë dhe prindër. Kjo eksperiencë edukative u ofron familjeve një mundësi të rrallë për të eksploruar Muzeun “Shtëpia e Gjetheve” nëpërmjet infopoint, tablet, lojëra, pyetje, mjete kreative dhe narrativave të përshtatura për grupmosha të ndryshme. Projekti mbështet prej vitesh nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.