
Të premten, më 12 qershor, tek Amfiteatri i Universitetit Të Arteve, Family Art Guides organizon festën më të madhe të vitit kushtuar fëmijëve dhe familjeve: lançimin zyrtar të guidës “Tirana Kids Friendly”.
“Tirana Kids Friendly” është guida e parë e plotë e Tiranës e shkruar posaçërisht për fëmijët një udhëtim me ilustrime, lojëra dhe histori nëpër monumentet, muzetë, parqet dhe traditat e qytetit, në shoqërinë e Mias dhe miqve të saj. Në këtë festë, guida del për herë të parë para publikut.
Por do të jetë shumë më tepër se një lançim — një pasdite e tërë gëzimi dhe krijimtarie për të gjithë familjen:
•Set DJ dhe karaoke për fëmijë dhe të rritur
•Animatorë dhe lojëra interaktive
• Konkursi i madh për fëmijë “Tirana ime”, ku të vegjëlit tregojnë qytetin e tyre përmes artit
• Punëtori krijuese dhe surpriza për të gjithë
Sepse te Family Art Guides besojmë se kultura duhet të jetë për të gjithë — sidomos për njerëzit më të rëndësishëm në planet: fëmijët.















Shiko Gjithashtu:

