
Duam të ndajmë me ju disa momente nga një ditë e paharruar. Duke filluar nga qyteti i bukur i Elbasanit, me kalanë e tij unike me 26 kulla, një portë historike, hamamin, xhamitë, kishat, si dhe me kulturën, gjuhën shqipe dhe artin e tij, këtë javë lançuam Family Art Guide — një udhëtim ndërveprues me ilustrime pamore dhe animacione, projektuar posaçërisht për fëmijë dhe prindër. Projekti promovon të mësuarit ndërbrezor përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, të kuptueshme dhe reflektuese.
“Family Art Guides – Jeta në Kalatë Shqiptare” mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si pjesë e një programi afatgjatë dhe kombëtar.
E dedikuar njerëzve më të rëndësishëm në planet: Fëmijëve!














