Tirana Kids Friendly ju fton të gjithë, deri 14 vjeç, të tregoni qytetin me artin tuaj! Na trego vendin ku jeton, vendin ku luan, shkollën, parkun, muzeun apo gjënë që do më shumë, atë që të bën të buzëqeshësh kur mendon për qytetin tënd.

Tema e Konkursit: Tirana Ime
Dy kategori: 1 - 7 / 8 - 14 vjeç

  • Na dërgoni punimet tuaja artistike me email deri më 6 qershor 2026 – info@familyartguides.com
  • Voto artistin tënd të preferuar këtu në instagram: @familyartguides
  • Do të ketë 6 çmime / 3 për çdo grup moshe.
  • Ekspozita fantastike do të hapet më 12 Qershor tek Sheshi para Universitetit të Arteve.

Çmimi dhe shpallja e fituesve do bëhet gjatë festës kryesore të Tirana Kids Friendly, në prani të fëmijëve, prindërve dhe gjithë qytetit. Çdo fëmijë që dorëzon një punim do të marrë ftesë personale për ceremoninë. Gjatë festës do të ketë:

  • Aktivitete krijuese live
  • Muzikë dhe surpriza
  • Guida jonë më e re: Tirana Kids Friendly
  • Tirana e fëmijëve është Tirana e vërtetë.
    Na e trego me artin tënd!

Rezervoni vendin tuaj

Blank Form (#5)