
Date: 20 July 2026 – Time: 10:30
Sarajet e Toptanëve, Tiranë
Trashëgimia shqiptare përmes ilustrimit artistik, edukimit kulturor dhe turizmit familjar.
Nën suportin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shoqata MeWe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale organizon një Mbrëmje Kulturore-Edukative unike në llojin e saj.
Eventi vjen në kuadër të finalizimit të projekti “Porta dhe Ura” dhe lançimit të një udhëzuesi të ri të ilustruar për fëmijë dhe familje, i cili trajton portat dhe urat e Shqipërisë si koncepte të trashëgimisë sonë: mikpritjen Besa (kodi tradicional shqiptar i nderit dhe besës), trashëgimia, aktivitetet dhe lidhjet mes njerëzve.
“Porta dhe Ura” plotëson kështu me një tematike interesante gamën e gjërë të guidave të ilustruara të artit të platformës edukative Family Art Guides.
Për ta promovuar më së miri këtë prodhim të ri të trashëgimisë kulturore, kemi parashikuar një ngjarje përmbyllëse me një vlerë të dyfishtë: edukative për fëmijët dhe profesionale për fushën e trashëgimisë.
Ne dëshirojmë ta organizojmë këtë ngjarje në një ndërtesë me rëndësi të madhe historike dhe simbolike: Shtëpinë Muze “Sarajet e Toptanëve”.
Ky event zhvillohe më 20 July 2026, starting at 10:30.
Eventi mbyll projektin duke bashkuar dy botë që rrallë takohen në të njëjtin event: gëzimin dhe edukimin didaktik të fëmijëve me reflektimin profesional të ekspertëve.
Pikërisht kjo është ideja edhe e “Porta dhe Ura” të lidhësh atë që duket e ndarë Shtëpia e Toptanëvei vend historik, bëhet një “portë” mes së kaluarës dhe së ardhmes dhe një “urë” mes brezave.
Kjo edhe sepse Shtëpia e Toptanëve i përket njërës prej familjeve më me ndikim në historinë e Tiranës. Simbolika e saj, një shtëpi historike me porta e oborre që lidhin brezat, përputhet plotësisht me konceptin e Family Art Guidesdhe specifikisht të guides (udhëzuesit) “Porta dhe Ura”I cili lançohet dhe promovohet në event.
Eventi është i ndarë në dy seksione:
Section 1: Festive & Educational Event for Children and Families (10:30)

Do të përmbajë kryesisht lojra për fëmjë dhe punëtori për familjet me animatorë dhe artistë të rinj.
Section 2: Presentation of the Guide “Doors and Bridges” & Heritage Experts Panel Discussion (19:30)

Tematikat e eventit në tërësi janë si më poshtë:
- Ilustrimi didaktik si mjet për trashëgiminë tone materiale dhe jomateriale. Si i flet arti fëmijëve për historinë dhe si e bën atë të kapshme e të dashur.
- Porta dhe Ura si koncepte të trashëgimisë shqiptare mikpritja, Besalidhja; nga Kanuni tek Bienalja e Venecias 2018. Kanun .
- Shtëpitë-muze dhe roli i tyre: (Case Study) Shtëpitë muze Kadare, Agolli dhe Shtëpia e Toptanëve si raste studimi për ruajtjen dhe gjallërimin e vendeve historike edhe përmes Këndeve Edukative të dedikuara.
- Bashkëpunimi Institucione-OJF- Artistë: Si prodhohet trashëgimia e gjallë përmes Partneriteteve.
