Ju presim pas pak për një tjetër punëtori fantastike me rastin e festës së fëmijëve.

Koncepti i punëtorisë:
Porta është fillimi. Ura është lidhja. Të dyja janë metafora të lëvizjes, kuriozitetit dhe takimit dhe pikërisht këtu fillon punëtoria. Në zemër të Tiranës, në Sheshin Nënë Tereza, 1 Qershori kthehet në një ditë krijimi. Fëmijët nuk dëgjojnë për porta dhe ura - i ndërtojnë ato. Me duar, me ngjyra, me karton, me imagjinatë. Duke u trajnuar nga artistë të vërtetë të Universitetit të Arteve me teknikën e mrekullueshme të kolazhit.

Fëmijët do të ndihmohen nga artistë të vërtetë nga Universiteti i Arteve dhe do të punojnë me teknikën e kolazhit.

Ata do të:

  • Krijojnë portën e ëndrrave të tyre
  • Ilustrojnë urën e tyre imagjinare
  • Ndërtojnë bashkë një mini ekspozitë me kolazhet që do realizojnë vetë.
  • Sheshi Nënë Tereza, Tiranë
  • 1 Qershor 2025 • ora 18:00
  • Mosha: 6–14 vjeç • Hyrja e lirë
  • Diploma për të gjithë

Sepse çdo fëmijë di të ndërtojë ura, duhet vetëm hapësira dhe koha.
#PortaDheUra #FamilyArtGuides #1Qershori #AlbaniaKidsFriendly