
Një gjueti magjike thesari mbushi ambientet e Pallatit me kuba me buzëqeshje dhe aventurë!
Thesari i fshehur ishte një pjesë e veçantë nga "Princesha Argjiro"e fshehur me kujdes në kënde të ndryshme të shtëpisë. Me sy të mprehtë, kureshtje dhe shumë entuziazëm, fëmijët e mrekullueshëm nga @qendra_e_edukimit_per_femije zbuluan çdo gjurmë dhe e gjetën thesarin sa hap e mbyll sytë.
Aventura vazhdoi me eksperiencën VR të Argjirose cila u ofroi fëmijëve mundësinë të hynin në botën e saj dhe të përjetonin historinë në një mënyrë krejtësisht të veçantë dhe interaktive.
Jemi gjithashtu të lumtur që Pallati Me Kuba tashmë është pjesë e @family_art_guides, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë për këtë dhuratë të çmuar dhe për bashkëpunimin që ndihmon në afrimin e familjeve me artin, kulturën dhe përvojat edukative.
✨ Një ditë e mbushur me zbulime, imagjinatë, mësim dhe kujtime të bukura që do të mbeten gjatë në mendjen e fëmijëve!













